Virusi Sars-CoV2 ndryshon 10-100 herë më pak se ai HIV, gjë që rrit shpresën e shkencëtarëve për zhvillime pozitive të vaksinës efikase. Kshtu ka deklaruar Maria Rosaria Capobianchi, docente e Biologjisë Molekulare në Laboratorin e Virologjisë në Institutin Spallanzani, i pari që ka izoluar virusin në Itali.
“Lajmi i mirë është që ka një genomë të qëndrueshme dhe më pak të ndryshueshme, çka e bën më të lehtë zhvillimin e një vaksine efikase”, ka shpjeguar ajo.