Kovid 19 Shqipëri/ 3 të vdekur dhe 108 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

Marketing

Konkretisht, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

Testime totale 37311
Raste pozitive 4466
Raste të shëruara 2523
Raste Aktive 1820
Humbje jete 123 (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Marketing