Kovid 19 Shqipëri/ 3 të vdekur dhe 68 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 3 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin, duke ndërruar jetë.

Marketing

Ministria sqaron se bëhet fjalët për një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)
Testime totale 36834
Raste pozitive 4358
Raste të shëruara 2463
Raste Aktive 1775
Humbje jete 120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)