Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë.
Raportohet se kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë, nga 1744 testime të kryera.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë si pasojë e COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë.