KOVID-19/ Trump: SHBA nuk do të mbyllet edhe nëse do të ketë valë të dytë

Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion ndaj shteteve që të rihapin bizneset pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme ndaj koronavirusit.

Marketing

Komentet Presidenti i bëri ndërsa vizitoi të enjten një fabrikë të prodhimit të automobilave në Miçigan e cila tashmë po përdoret për prodhimin e respiratorëve për pacientët me COVID-19.

Të 50 shtetet kanë njoftuar plane për t’u rihapur të paktën pjesërisht pas vendimeve për mbyllje që kanë dëmtuar ekonominë amerikane. Presidenti tha se edhe nëse do të ketë një valë të dytë shpërthimi të koronavirusit “SHBA nuk do të mbyllet”.

Gjatë fjalimit të tij presidenti tha se “një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm“.

Vendi është gati “për një rikthim epik” shtoi zoti Trump.

Në nëntë javët e kaluara 38.6 milionë amerikanë aplikun për të përfituar pagesën e papunësisë.

Në SHBA të premten u regjistruar mbi 1 milion e 577 mijë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 95 mijë të vdekur.

Marketing