Kovid 19/ U imunizuan një pjesë e ministrave,vaksina – mjet i vetëm për kthim në normalitet

Në qendrën për vaksinim në sallën, Boris Trajskovski, u vaksinuan një pjesë e ministrave. Nga ekzekutivi thanë se vetëm përmes procesit të vaksinimit do ti kthehemi jetës në normalitet.

Marketing

“Para gjashtë muajve jo të plotë, 200 metra larg nga këtu isha i shtrirë për 11 ditë, ku varej ekzistenca ime dhe falë manteleve të bardhë, punonjësve shëndetësor sot pata mundësinë ta bëjë atë që çdo qytetar duhet ta bëjë, u vaksinova. Shfrytëzoj rastin të falënderohem dhe tu apeloj të gjithë qytetarëve të paraqiten në faqen vakcinacija.mk, pasi ky është shpëtimi.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Është e rëndësishme që qytetarët të dinë se edhe ne të cilët gjatë gjithë kohës bëjmë apel për vaksinim, ti qasemi këtij procesi. Ne u vaksinuam në prezencë të mediave për të përcjell porosi tek qytetarët për rëndësinë e procesit të imunizimit.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov.

“Ne po vaksinohemi, ashtu siç po vaksinohen qytetarët tjerë. Ashtu që nuk ka asnjë privilegj në atë drejtim. As nuk u informuam, as nuk pyetëm se me cilën vaksinë po vaksinohemi. Qëndrimi i qeverisë është që si të gjithë qytetarët tjerë, kur të na vije radha me atë vaksinë që është në dispozicion me atë do të vaksinohemi.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariqiq.

Marketing