Kovid 19/ Ulet numri i viktimave në Itali

Është ulur bilanci i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali. Sipas deklaratës së Mbrojtjes Civilë, në shtetin fqinj u regjistruan 15 viktima, nga 30 që ishin një ditë më parë.

Marketing

Ndërkohë, të infektuarit e rinj janë 193, pjesa më e madhe e të cilëve banojnë në Lombardi dhe Emilia Romagna.

Nga Bergamo vjen lajmi më i mirë i ditës së sotme, ku nuk raportohet më asnjë person i shtruar në terapinë intensive të spitali “Papa Giovanni XXII” , 137 ditë rastit të parë.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34,914 persona ndërsa të infektuarit janë mbi 240 mijë.

Marketing