Kovid 19/ Vijon me shifra të larta Greqia, 1383 të infektuar dhe 98 vdekje

Edhe sot shifrat e të infektuarve në Greqi vijojnë të jenë të larta.

Marketing

Sipas raportimeve, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1383 persona të prekur me koronavirus. Ndërkohë që, 98 persona kanë humbur betejën me virusin, duke bërë që numri total i viktimave të shkoj në 2902.

Sipas njoftimit të autoriteteve shëndetësore, shumica e viktimave  nga COVID-19 kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese. Mosha mesatare e personave që humbin jetën nga pandemia është 79-vjeç.

Deri më tani, në spitalet COVID në Greqi janë 594 pacientë të intubuar.