Kovid/ Britania me bilancin më të keq, rriten viktimat në Itali

Vijonë të mos njoh ulje kurba e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.

Marketing

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit Britania e Madhe ka regjistruar bilancin më të keq nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 1325 persona humbën jetën, ndërsa 68,053 rezultuan pozitivë.

Lajme të këqija vijnë dhe nga Italia, ku gjatë 24 orëve u regjistruan 620 viktima, 200 më shumë nga një ditë më parë.

Ndërsa janë regjistruar gjithashtu 17 mijë persona pozitiv me koronavirus nga 140 mijë testime të kryera.