Kovid në Shqipëri/ 8 të vdekur, 495 raste të reja

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve nga Covid 19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 495 raste të reja, ndërsa bën me dije se 8 persona kanë humbur jetën.

Marketing

Informacioni i plotë nga Ministria e Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1927 testime, 141 të shëruar, 495 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nisur nga rritja e rasteve të konfirmuar me COVID19 dhe të shtruarve në spitale vijon t’ju bëj thirrje qytetarëve për zbatimin e të masave për parandalimin e përhapjes të virusit SARS COV2. Respektoni rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, për të mbrojtur shëndetin, duke ruajtur veten dhe të tjerët, për të mos mbingarkuar spitalet.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1927 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë,

20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë,

12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë,

9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll,

3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë,  2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja  dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (7 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 495
Të shëruar ne 24 orë 141
Të shtruar në spitale 352
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 1927

Testime totale 137,172
Raste pozitive 23,705
Raste të shëruara 12,002
Raste Aktive 11,146
Humbje jete 557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5492
Durrës 963
Fier 905
Korçë 713
Shkodër 634
Elbasan 526
Lezhë 524
Vlorë 474
Berat 317
Kukës 266
Gjirokastër 221
Dibër 111