Kovid Shqipëri/ 14 viktima dhe mbi 1 mijë i raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14  persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 1052 raste të reja me COVID-19 nga 3974 teste të kryera.

Marketing

Viktimat e 24 orëve të fundit janë; 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.

Ndërkohë, rastet e reja janë konfirmuar; 486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1052

Të shëruar në 24 orë     585

Të shtruar në spitale     408

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               3974

 

Testime totale            373,132

Raste pozitive             81,993

Raste të shëruara        49,543

Raste Aktive                31,032

Humbje jete                 1418

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17657

Fier                        2632

Durrës                  1718

Shkodër               1531

Vlorë     1528

Elbasan                  1393

Lezhë    1073

Korçë                    997

Berat     947

Gjirokastër 653

Kukës    487

Dibër     416

 

Marketing