Ministri i jashtëm grek, Nikos Koxias në intervistë për gazetën ruse “Izvestija” deklaroi se nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit kushtetues të vendit fitojnë të dyja palët. Kocias deklaroi se Greqia nuk do ta pengojë anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. Ai gjithashtu tha se njëra prej pikave kyçe për ratifikimin e marrëveshjes është referendumi i suksesshëm në Maqedoni.
Mendoj se referendumi është një pjesë e ratifikimit të marrëveshjes në përputhje me vendimet e krerëve të Maqedonisë së Veriut. Duhet të kalojë referendumi që të ratifikohet marrëveshja. Integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE është përzgjedhja e shtetit. Ne thjeshtë nuk do t’i pengojmë dhe do t’u ndihmojmë në rrugën e tyre evropiane. Dini se zgjidhja e këtij problemi shkon në favor të interesave kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Ky është një problem që formalisht ekziston 25 vite ndërsa realisht 75 – tha Nikos Kozijas- ministër i Jashtëm i Greqisë.
Profesori i universitetit në Graz dhe koordinator i Grupit evropian këshillëdhënës për Ballkanin, në intervistë për “Ballkanin Perëndimor Evropian”, vlerëson se marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë është kompromis i mirë. Sipas tij, zgjidhjen e bllokojnë partitë opozitare në Greqi dhe Maqedoni.
Do të ishte e udhës nëse edhe Partia Evropiane Popullore bën presion ndaj anëtarëve të tyre “Demokracia e Re” dhe VMRO DPMNE” që të marrin pozicione më evropiane, me çka do të përmbyllej kontesti – deklaroi Vizard- Florian Biber- koordinator i Grupit Evropian Këshillëdhënës për Ballkanin.
Biber shton se marrëveshja ofron zgjidhje të vazhdueshme, e jo të përkohshme.