Koxias: Ka ardhur momenti për të thënë “PO” ose “JO”

Mendoj se po vjen momenti për të thënë “po” ose “jo” dhe ju i kuptoni vështirësitë që janë para jush, thotë Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT lidhur me zhvillimet e fundit në negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Marketing

Kam një ndjenjë se udhëheqësia e fqiut tonë, udhëheqja në Shkup tani kur duhet të përfundojmë me këtë, i kuptoi vështirësitë e mëdha që ekzistojnë për implementimin e marrëveshjes dhe kjo luajti një rol sikur dëshiron të ri-shqyrtojë marrëveshjen, për të diskutuar disa qartësi të caktuara të marrëveshjes, por unë jam shumë i sigurt dhe shpresoj se kjo së shpejti, për disa ditë do të tejkalohet, tha Koxijas.

Ai tha se kjo ishte ndjenja e tij, se do të mbyllet çështja, por theksoi se “kurrë nuk duhet thënë kurrë, derisa nuk firmoset marrëveshja duke shfaqur shpresën se kjo do të ndodhë së shpejti. Ai tha se 5-10 ditë më herët ose më vonë, nuk do të bëjë një ndryshim të madh.

Marketing