Koxias: Marrëveshja ia kufizon Shkupit “kujdesin për pakicën jashtë”

Kryediplomati grek Nikos Kocias pretendon se marrëveshja e fundit ia kufizon shumë Maqedonisë kujdesin për pakicën maqedonase në Greqi.

Marketing

Kocias ka folur këtë në një intervistë për Tv Antena, e cila është publikuar edhe në kanalin në Youtube të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, raporton lider.mk.

“Marrëveshja e ndalon atë. Neni 49 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut thotë se vendi kujdeset për pakicën maqedonase jashtë territorit të saj. Ky artikull do të zëvendësohet dhe do të bëhet ngjashëm me nenin 118 të Kushtetutës, i cili thotë se Greqia mbron grekët që jetojnë jashtë. Ka një ndryshim të madh në formulimin ‘grekët që jetojnë jashtë vendit’ dhe atë që thotë Neni 49”, deklaroi Kocias.

Marketing