Koxias: Marrëveshja nga Prespa, do të pranohet nga shoqëria greke

Kur do të finalizohet Marrëveshja nga Prespa, kur do të hyjë në fuqi, sipas meje, nuk do të ketë kundërshtim, përveç nga një pjesë shumë e vogël nga shoqëria greke, konsideron ish-ministri Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias, duke folur për televizionin “Kriti TV” nga Kreta.

Marketing

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Nikos Koxias hollësisht shpjegoi se pse në marrëveshjen qëndron “maqedonas/shtetas të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, e jo “maqedonas-verior”.

“Ata veten tanimë 120 e quajnë maqedonas. Pse quhen maqedonas? Nuk them se bëjnë mirë, por them pse. Morën një pjesë të rajonit Maqedonia që u është dhënë sipas Marrëveshjes së Bukureshtit në vitin 1913, sipas të cilit, ne e morëm Maqedoninë greke dhe ata u identifikuan gjeografikisht me këtë rajon dhe u quajtën maqedonas”, shpjegoi Koxias dhe shtoi se në përdorimin e përditshëm dhe “me marrëveshjen më të mirë në botë nuk mund të imponosh dikë se si ta quajë veten në bisedat private”.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme shpjegoi se në emrat e përbërë të shteteve ekzistojnë fjalë të tjera të nxjerra, ndërsa si shembull i përmendi qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të cilët quhen britanikë. Si dhe kinezët nga Republika Popullore e Kinës. Lidhur me Korenë e Veriut dhe të Jugut dhe Vietnamin Verior dhe Jugor, tha se u dedikohet disa vendeve që kanë veri dhe jug.

Lidhur me kritikat në Greqi se kreu shtetëror i Maqedonisë e përdorë emrin Maqedonia, ndërsa jo Maqedonia e Veriut, Koxias shpjegoi se marrëveshja është ende në fuqi, që të mund të flasim për shkelje.

“Kjo marrëveshje nuk është vendosur në funksion, nuk është ratifikuar nga të dyja palët, ky vende vazhdon të quhet Maqedoni dhe mua më akuzojnë se gjoja Zaevi po e shkel marrëveshjen dhe ngjashëm. Kjo nuk është e saktë, marrëveshja duhet të ratifikohet nga të dyja palët, ndërsa pastaj fillon të ketë shkelje”, shpjegoi ish-shefi i diplomacisë greke.

Në fillim të intervistës 90-minutëshe, Nikos Koxias edhe njëherë, duke u tallur, e përsëriti qëndrimin e tij, se janë luftuar “që të ndryshojë emri i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë” dhe ndërkohë ai është bërë i mëparshëm.

Marketing