Koxias: Opozita në të dy vendet po përdorë gjuhë të urrejtjes

Demokracia e Re dhe VMRO po ushqehen me problemet, ndërsa ne me zgjidhjet, opozitat në të dy vendet po përdorin gjuhë të urrejtjes, thotë shefi i diplomacisë greke në intervistë për “Efimerida ton sindakton”.

Marketing

Nikos Koxias, për edicionin e fundjavës të gazetës greke, duke folur për reagimet në të dy vendet, thotë se ajo që atë e shqetëson nuk është mospajtimi rreth marrëveshjes, “sepse nga një pikëvështrim, kjo është normale”, por është i shqetësuar për atë se ku do ta çojë vendin “përhapja dhe legalizimi i gjuhës ekstreme djathtiste të urrejtjes”.

“Opozita në të dy vendet është opozitë e cila po përdorë gjuhë të përbashkët të urrejtjes. E kultivojnë urrejtjen politike në të gjitha dimensionet e veta: si brenda, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore. Demokracia e Re e hedhë poshtë marrëveshjen me arsyetimin se gjithçka i dhamë Shkupit. Ivanov dhe vendi i tij nuk e ratifikojnë marrëveshjen sepse, gjoja me të, vendi i tij i nënshtrohet Greqisë. Nëse ndërlidhen këto gjëra, lehtë mund të konkludohet se në të dy vendet bëhet fjalë për parti të cilat ushqehen me këtë retorikë, me moszgjidhje të problemeve, me joaktivizim”, thotë shefi i diplomacisë greke dhe i porositë të gjithë qytetarët e Greqisë, të cilët nuk dakordohen me Marrëveshjen, “ta lexojnë dhe ta studiojnë më mirë” dhe të shohin “nëse me të vërtetë janë reale rreziqet në të cialt thirret opozita”.

Nikos Koxias edhe njëherë përsëritë se cilat janë hapat e ardhshëm në të dy vendet, në pajtim me Marrëveshjen, që më pas “së bashku të përballemi me gjuhën e urrejtjes, sepse dëshirojmë të jetojmë në paqe me popullin e vendit fqinj”.

“Interesat mes dy vendeve janë më të afërta se ato të IRJM-së me cilin do vend tjetër”, shton minsitri i jashtëm grek.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke në intervistë zbulon se çështja kushtetuese ka qenë më e vështira në negociata.

“Momenti më i vështirë ishte kur përfunduam me negociatat, por nuk e shihnin të gjithë atë ashtu. Ishte vështirë t’i bindi BE-në dhe KB-në, diçka që në fund ndodhi, të na lënë që ne t’i gjejmë axhendat dhe zgjidhjet. Sepse, sa më shumë veta të prëfshihen me arsyetime të ndryshme apo qëllim të mirë, aq më të komplikuara dhe të vështira bëhen negociatat. Për fat të mirë, KB ndihmoi me rolin e tyre, ndërsa të gjithë të tjerët mbetën larg negociatave. Pika më e vështirë e vetë negociatave ishte çështja kushtetuese”, thotë Koxias.

Ndaj vërejtjes së gazetarit se Marrëveshja e Prespës ishte përshëndetur madje edhe nga Partia popullore evropiane, por jo edhe nga Beogradi, shefi i diplomacisë greke thotë se beson se shumica e serbëve janë pozitivisht të kahëzuar drejt zgjidhjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Lidhur mje rastin e diplomatëve rusë, shefi i diplomacisë greke porositë se Rusia duhet t’i respektojë interesat nacionale greke dhe flet për reagimet e brendshme në Greqi, duke thënë se “të gjithë ata që shtiren partiotë të mëdhenj, në të vërtetë janë të nënshtruar”.