Koxijas: Në monumentin e Aleksandrit në Shkup shkruan se ai është grek

Vazhdon pakënaqësia e qytetarëve rreth vendosjes së tabelave të reja të disa monumenteve të ‘’Shkupit 2014’’ si dhe largimit i diellit të Verginës nga pusetet dhe sheshet e qyteteve dhe objekte tjera në disa komuna.

Marketing

Pas dëmtimit dhe heqjes së mbishkrimit të ri poshtë përmendores së Aleksandrit të Madh nën sheshin e Shkupit, në qytetin e Manastirit një qytetar ka spërkatur me ngjyrë ari mbi 100 puseta në pjesë të ndryshme të qytetit.

Në reagimin në rrjetet sociale ky qytetar ka thënë se largimi i mbishkrimeve dhe simboleve me diellin e Verginës, është gjëja e fundit që duhej të bënte qeveria e Zaevit. Por, derisa në vend shprehet pakënaqësi për këto zhvillime, nga pala greke ato janë mirëpritur. Njëri ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Prespës, ish Ministri i Jashtëm grek Niko Koxijas në rrjetin social Twitter ku shkruar se në tabelën e re të vendosur te monumenti e Aleksandrit të Madh pranohet përkatësia helene e tij.

Tabelë në të cilën shkruhet se Aleksandri i Madh është një hero Grek, sot qëndron nën monumentin e Aleksandrit në Shkup. Kjo është një dëshmi tjetër e miqësisë midis popujve dhe një goditje ndaj altruizmit ”-pohoi Niko Koxijas, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë.

Vendosja e tabelave të reja në monumentet në qendër të Shkupit dhe largimi i diellit të Verginës nga Institucionet publike, ndërtesat si dhe hapësirat publike, është përmbushje e detyrimit që del nga Marrëveshja e Prespës.