KQZ mund të shpallë sot rezultatin përfundimtar

Sot janë bërë një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe pikërisht sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit pas numërimit të të gjitha votave.

Marketing

Mbrëmë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi numërimi i fletëvotimeve nga mërgata, vota këto të cilat fillimisht nuk ishin proceduar për numërim ne QNR, por që numërimi i tyre filloi pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Pas numërimit të fletëvotimeve të pjesës së subjekteve politike, pastaj është vazhduar numërimin e votave të kandidatëve.

Sa i përket rezultateve përfundimtare, gjatë ditës së sotme KQZ do të kërkojë konfirmimin nga dy institucione, në këtë rast nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, nëse nuk kanë ndonjë çështje për të vendosur në këtë institucion në mënyrë që të procesohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare.