KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj.

Marketing

KQZ rezultatet përfundimtare do t’i shpall në një konferencë për media.

Më 19 maj janë mbajtur zgjedhjet komunale në katër komunat veriore ku kanë garuar kandidatët e Listës Serbe, PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve preliminare fitues kanë dal kandidatët e Listës Serbe.