Kramer: Së shpejti do të jetë gati vaksina kundër Kovid-19, restrikcione do të ketë deri në fund të majit

Vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati shumë shpejt, ndërsa restrikcionet me të cilat tani po përballemi do të zgjasin deri në mes apo në fund të majit, për Dojçe Velen pohon Florian Kramer, profesor për vaksinologji në spitalin Maunt Sinai në Nju-Jork.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen sa është reale që së shpejti ta kemi vaksinën e nevojshme, Krameri tha se është “shumë reale”, sepse vaksina nuk është në fazë të hulumtimit, por se tashmë po bëhen ekzaminime klinike.

“Ekzaminimet klinike janë të afatgjata dhe kanë disa faza, sepse vaksina duhet të jetë e sigurt para se të vaksinohen një numër i madh njerëzish. Duke marrë parasysh atë se rreth 40 kompani merren me gjetjen e vaksinës, nuk mendoj se gjetja e saj do të jetë ndonjë problem”, sqaroi Krameri duke shtuar se ky është një proces që zgjat rreth 15 vjet, ndërsa tani nevojitet të përfundojë për disa muaj, që, siç thotë, është sfidë dhe kërkon durim.

Krameri përmendi se ky është një rast i rrallë në histori të ekzistojnë shumë para për zhvillim të vaksinës për dallim nga SARS dhe MERS për të cilët puna e gjetjes së vaksinës u ndërpre kur përhapja e infektimit u vu nën kontroll.

Në pyetjen sa ky virus dallohet nga gripi sezonal, Krameri tha se nga pikëpamja molekulare këto janë dy viruse plotësisht të ndryshme.

“Kur u publikua materiali gjenetik i virusit, të gjithë në komunitetin shkencor e dinin për çfarë bëhet fjalë. Dallim më drastik është në atë që popullata njerëzore absolutisht nuk ka imunitet në të, ndërsa nuk ka as ilaçe, as vaksinë, dhe për këtë ai përhapet shumë shpejt. Gjendja me vetë këtë është shumë më e rrezikshme”, sqaron shkencëtari puna e të cilit është fokusuar në gjetjen e vaksinës universale për grip sezonal.

Mendimi i tij është se një vaksinë e këtillë do të zgjasë të paktën deri në mes apo në fund të majit dhe atëherë, siç thotë, ndoshta do të jetë e mundur aktivitetet shoqërore deri në një shkallë të caktuar të kthehen në normalitet.

Por, thotë se është e mundur të ndodhë diku sërish të shpërthejë epidemi dhe atëherë sërish do të duhet të kthehemi në një regjim të këtillë të jetës.

Kjo që me siguri mund të zgjidhet, siç sqaron, është që njerëzit një kohë të bëhen imunë dhe të mos munden sërish lehtë të infektohen me këtë virus.

“Madje edhe të ndodhë sërish të infektohen, kjo do të jetë në një formë shumë më të butë të sëmundjes”, konsideron Krameri.