Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kthyer flamurin e shtetit të Kosovës, në zyren e tij.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se flamuri është larguar nga zyra nga ministri i kaluar i kësaj ministrie, Goran Rakiq .
Ndërsa, ai e ka uruar Krasniqin për marrjen e detyrës së re.
Postimi i plotë i tij:
Sot, e vizitova Elbertin dhe i urova punë të mbarë në marrjen e detyrës si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal!
Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që e thotë ligji, i cili ishte hequr nga paraardhësi i tij nga lista serbe, në qeverinë e kaluar.