Krasniqi mbron titullin e kampionit të Evropës, triumfon ndaj Landaeta

Robin (Haxhi) Krasniqi ka fituar luftën me Ronny Landaeta.

Marketing

Boksieri me prejardhje nga Kosova, saktësisht Juniku, ka arritur që me sukses ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës (EBU).

Krasniqi garon në kategorinë super të mesme, në boksin profesionist.

Ai në këtë përballje fitoi kundër spanjollit Ronny, me vendimin e gjyqtarëve, të cilët vlerësimet e tyre dhanë në favor të kosovarit me pasaportë gjermane.

Normalisht si çdo herë tjetër, në palestër nuk munguan tifozët që përkrahin boksierin kosovar. Thirrje të shumta “Haxhia, Haxhia” apo kënga “Besa besë” u dëgjuan për të motivuar Krasniqin.

Marketing