Kreditë, bankat diferencojnë bizneset, sipërmarrjet e vogla e të mesme mbartin rrezik më të madh

Zgjatja e periudhës së pandemisë dhe efektet me të cilat ajo po shoqërohet në ekonomi kanë bërë që bankat të hezitojnë në financimin me kredi për bizneset e mesme dhe ato të vogla për shkak të rrezikut më të madh që ato mbartin.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, kreditimi për këtë kategori subjektesh në janar-mars ndonëse është rritur me 5% në krahasim me një vit më parë, rezulton me ritme më të ulëta se 5 vitet e fundit.

Nga ana tjetër, mbështetja e sektorit bankar gjatë tre mujorit të parë të vitit për sipërmarrjet e mëdha ka shënuar rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.

Marketing

Sektori i industrisë dhe ai i turizmit janë konsideruar më të besueshëm nga institucionet bankare pasi aty është përqëndruar pjesa më e madhe e kredive të dhëna.

Në ndryshim me bizneset, bankat kanë lehtësuar kushtet e huave për individët në tre mujorin e parë duke i përceptuar këta të fundit si një rrezik më i ulët.

Banka e Shqipërisë argumenton se në 2-3 mujorët e fundit interesi i qytetarëve për financim me qëllim blerjen e banesave është rritur.

Ndërsa kredia për konsum paraqitet disi më e dobët e ndikuar kjo nga reduktimi i konsumimit gjatë periudhës së izolimit social ashtu dhe nga pasiguritë e krijuar për vijimësinë e pandemisë dhe ndikimin e saj në aktivitetin ekonomik në të ardhmen.

Gjatë këtij tre mujori interesi për kreditë në euro ka shënuar rënien si për bizneset ashtu dhe për individët.

Marketing