Kreditë konsumatore dhe ato të banesore, janë produktet më të kërkuara të kredisë së qytetarëve, nga bankat. Në dy muajt e parë të këtij viti, kreditë totale të marra nga qytetarët dhe kompanitë u rritën për 4.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Borxhi i përgjithshëm i qytetarëve dhe kompanive arriti në 5.8 miliardë euro, nga të cilat rreth 3 miliardë janë kredi për amvisëri. Qytetarët thonë se huazimi nga bankat është bërë i nevojshëm për të përmbushur nevojat themelore, shkruan Alsat
“Mendoj se të gjithë qytetarët marrin më shumë borxhe sepse çmimet e ushqimit janë shumë të larta dhe çdo dërgesë e re nëpër markete është me çmim të ri. Mendoj se 90% e popullatës tashmë është në borxhe”.
“Kreditë janë gjëja kryesore për mbijetesën e njerëzve. Me sa mund të shoh tani, të rinjtë ngecin shumë me kredi të shpejta dhe më pas e kanë të vështirë t’i paguajnë me përmbarues”.
“Unë jam pensionist, i njoh bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi, nuk marrim, kemi pak borxh. Fëmijët e tyre marrin hua për strehim, duhet të kenë kulm mbi kokë”.
Nga Banka Popullore thonë se huamarrja e personave juridik dhe fizik, ndryshe nga vitet e mëparshme, ka rënë mesatarisht, për shkak të masave të dizajnuara, miratuara në vitin 2016.
Kreditimi i popullatës vazhdon me shkallë solide, por më e ngadalësuar se periudha e kaluar për rreth 7%, ndërsa rritje më të madhe në kreditimin e popullatës shënojnë kreditë banesore, diku me 13%, ndërsa konsumi është ngadalësuar me rreth 6-7% – deklaroi Anita Angellovska Bezhovska, Guvernatore e BPM.
Nga ana tjetër, në kushte të krizës më të madhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia me Korona virusin, për 4.6% është rritur kursimi që qytetarët i ruajnë në kompani dhe banka. Kursimet e përgjithshme arrijnë 7 miliardë euro prej të cilëve 4 miliardë janë kursime të qytetarëve në banka.