Kremlini: SHBA shtet armiqësor ndaj Rusisë, është luftë politike dhe ekonomike

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka thënë se vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat po zhvillojnë një luftë hibride kundër Rusisë, janë shndërruar në shtete armiqësore.

Marketing

“Lufta hibride është ajo që po ndodh tani, ajo që ne kemi hasur,” tha ai.

“Nuk kufizohet vetëm tek këshilltarët amerikanë dhe britanikë, të cilët u thonë nacionalistëve të armatosur ukrainas se çfarë të bëjnë dhe që u ofrojnë atyre të dhëna të inteligjencës, e kështu me radhë. Jo. Është një luftë diplomatike dhe një luftë politike. Ka përpjekje për të na izoluar në botë. Është një luftë ekonomike. Është e vërtetë që ne vazhdojmë t’i referohemi butësisht si shtete armiqësore, por duhet të them se ato janë shtete armiqësore, sepse ajo që ata po bëjnë është luftë”, tha Peskov.