Kremlini urdhër zyrtarëve: Mos përdorni iPhone, Perëndimi na përgjon!

Presidenca ruse ka urdhëruar zyrtarët shtetërorë të ndalojnë përdorimin e iPhone-ve të Apple pasi dyshohet se pajisjet përgjohen nga Perëndimi.

Marketing

Ky lajm është bërë i ditur përmes një seminari që është mbajtur nga nënkryetari i parë i administratës presidenciale, Sergei Kiriyenko, gjatë të cilit ka rekomanduar kolegët e tij zyrtarë të ndërrojnë pajisjet e tyre telefonike të paktën deri me 1 prill, shkruan gazeta ruse ‘Kommersant’.

Një nga pjesëmarrësit është shprehur se:

“Gjithçka ka mbaruar për iPhone; ose hidheni ose jepjani fëmijëve,”.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pohoi se nuk mund të konfirmonte lajmin, por shtoi se iPhone është mirë të mos përdoren për çështje zyrtare.

“Është e qartë se telefonat inteligjentë, sido që të jenë, nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare… Çdo smartphone është një mekanizëm mjaft transparent, kështu që nuk ka rëndësi se cili sistem operativ është Android apo iOS ”, tha Peskov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve

Marketing