Ambasada e Japonisë në Shkup do të festojë përvjetorin e 25-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe do të nënshkruajë grant kontrata në vlerë prej 431.885 EUR.
Ceremonia e nënshkrimit të granteve do të hapet nga Ambasadorja e Japonisë, Sh.S., znj. Keiko Haneda, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Sh.T., z. Venko Filipçe, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Sh.T., z. Arbër Ademi, Ministrin e Vetëqeverisjes Lokle, Sh.T., z. Suhejl Fazliu dhe Zëvendës ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Sh.T., z. Gjonyl Bajraktar.
Kjo është shuma më e lartë vjetore në kuadër të Grant Programit për Projekte të Vogla (GGP) dhe fitues janë 3 institucione të shëndetit publik, 3 institucione për arsim publik dhe 3 ndërmarrje publike komunale në gjashtë rajone.
Pas ceremoinsë së nënshkrimit, në orën 18:30, në pritjen kryesore për kremtimin e 25 vjetorit, Ambasadorja e Japonisë, Sh.S., znj. Keiko Handeda dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Sh.T., z. Nikolla Dimitrov do t’i drejtohen të ftuarve dhe së bashku me 9 fituesit e GGP ndihmës do të ngrejnë dolli për bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve.
Vite me radhë Japonia e ka mbështetur Maqedoninë në zhvillimin e infrastrukturës, ka dhuruar grante në fushën e shëndetësisë, arsimit, ambientit, fatkeqësive natyrore, krizave të refugjatëve, si dhe ndihma emergjente me mbi 420 milion euro.
Kjo ceremoni është ngjarja që do të shënojë fillimin e festave gjatë gjithë vitit për nder të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Japonia filloi me përkrahje aktive përmes Grant Programit për Projekte të Vogla në Maqedoni, vetëm dy vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Vlera e përgjithshme financiare e grant ndihmave përmes këtij programi deri më tani tejkalon 6.6 milion euro. Përmes këtij programi janë financuar projekte për renovim dhe pajisje të më tepër se 66 shkollave dhe 44 insitucioneve të shëndetit dhe janë blerë rreth 27 automjete të specijalizuara për ndërmarrjet publike komunale ose zjarrfikësit.
Grant Programi për Projekte të Vogla dhe Siguri Njerëzore (GGP) synon të ndihmojë zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale përmes dhënies së granteve për spitale, shkolla fillore ose organizata të tjera jofitimprurëse.
Grant Programi për Projekte të Vogla për Siguri Njerëzore (GGP) aplikohet në nivel botëror nga shteti Japonez si pjesë e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim (ODA).
Shuma totale e GGP për vitin fiskal 2018 është 431.885 EUR e përcaktuar për 3 institucione shëndetësore, 3 institucione arsimore dhe 3 ndërmarrje pubike komunale në gjashtë rajone të Maqedonisë së Veriut.
Projekt për përmirësimin e mjedisit spitalor të Institucionit shëndetësor publik “Spitali I Përgjithshëm Kavadar” në Kavadar, (50.013 EUR për renovim dhe pajisje në departamentin pediatrik)
Projekt për përmirësimin e mjedisit spitalor të Institucionit shëndetësor publik “Shtëpia e shëndetit Makedonski Brod”, (55.606 EUR për renovimin e qendrës shëndetësore)
Projekt për përmirësimin e mjedisit spitalor të Institucionit shëndetësor publik “Shtëpia e shëndetit Veles” nëpërmjet furnizimit me autoambulanca, (37.175 EUR për furnizim me dy automjete mjekësore për transport)
Projekt për përmirësimin e mjedisit shkollor në degën e çerdhes “Cvetovi” në komunën e Shtipit, (54.894 EUR për renovim të çerdhes)
Projekt për përmirësimin e mjedisit shkollor në shkollën fillore “Braqa Milladinovci” – Dobrushevë, komuna e Mogilës, (54.325 EUR për renovim të shkollës)
Projekt për përmirësimin e mjedisit shkollor në njësinë rajonle të shkollës fillore “Goce Delçev” në fshatin Dolni Disan në komunën e Negotinës, (30.463 EUR për pajisje me sistem të sigurtë për ngrohje)
Projekt për furnizimin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalen Servis” në Valandovë me ekskavator, (59.365 EUR për blerjen e ekskavatorit)
Projekt për furnizimin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” në Kriva Pallankë me automjet për menaxhimin e mbeturinave, (60.990 EUR për automjet të specializuar për mbledhjen e mbeturinave)
Projekt për furnizimin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Solidarnost” në Vinicë me ekskavator, (29.054 EUR për blerjen e mini ekskavatorit dhe pajisjeve)