Krenar Lloga: Nëse duam të ruajmë unitetin, patjetër të ketë përfaqësues legjitim të shqiptarëve në Qeveri

“Çdo hap ka pasoja. Nëse unë si shqiptar votoj për një parti politike shqiptare dhe atëherë ju keni një fitues nga pala maqedonase i cili vazhdimisht do të zgjedhë se kush do të jetë i dëgjueshmi i tij nga mesi i shqiptarëve, shtrohet pyetja përse shqiptari duhet të votojë në Maqedoni. Nëse nuk keni përfaqësuesin tuaj në institucione të përfaqësuar nga përfaqësues legjitim, atëherë vota juaj nuk ka peshë”, tha Lloga.

Marketing

Lloga tha se gjatë dialogut me VMRO-DPMNE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare është diskutuar për çështjen e vlerës së zërit të shqiptarëve në Maqedoni.

“Nëse shqiptari nuk do të ketë mundësi të votojë, në këtë rast do të votojë vetëm formalisht sepse do të vendosë dikush tjetër për të, do të keni një deformim të sistemit. Nëse e deformoni sistemin, do të ketë pasoja. Ne nuk duam t’i hapim këto çështje sepse, e dini, është e lehtë të jesh patriot në një vend kur dëshiron ta quash si të duash dhe nga ana tjetër, të kërkosh nga komunitetet më të vogla ose, në këtë rast komuniteti i dytë më i madh në vend ta përdorë si stoli në pushtet, pa pasur mundësi të qeverisë në Maqedoni”, vlerëson Lloga.