Krenar Lloga reagon pas vendimit të Apelit për ASH-në

Krenar Lloga nga krahu i Selës në ASH, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Gostivar për ta kthyer në rigjykim lëndën për ASH-në.

Marketing

“Edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ai nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”. Lënda rreth legjitimitetit të Aleancës për Shqiptarët është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës.

ASHM – Aleanca për Shërbimet ndaj Mickoskit do ishte e drejtë të quhet subjekti i ri pas ndarjes nga partia jonë. 100 ditë në qeverisje me VMRO-DPMNE e kanë dëshmuar në çdo sekondë veprimtarinë kuislinge.

P.s edhe në Gjykatën e Apelit në Gostivar është ndërruar gjyqtarja ama… Ska lidhje be shoc, mos e përmend se në favorin tonë është”, ka shkruar Lloga.

Marketing