Krenar Loga zgjidhet sekretar i përgjithshëm i ASH. Krijohet vend vakant në KSHZ!

Krenar Loga zgjidhet sekretar i përgjithshëm i ASH. Krijohet vend vakant në KSHZ!

Marketing

Kuvendit të Maqedonisë e Veriut me gjasë do t’i del punë për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ. Anëtari që përfaqësonte Aleancën në këtë trup zgjedhor, Krenar Loga sot është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së, për çka, automatikisht do të duhet të tërhiqet nga përfaqësimi në KSHZ, përcjell Flaka

Dispozitat pozitive ligjore në fuqi nuk lejojnë anëtarin e KSHZ të bart funksion partiak, dhe pasi Loga mori detyrën e re partiake, do të duhet të tërhiqet nga trupi zgjedhor republikan. Ngelja e vendit vakant në KSHZ, do t’i nxjerr punë Kuvendit për të votuar anëtarin e ri, apo edhe anëtarë të tjerë të KSHZ nëse për këtë do të kërkonin partitë amë, LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI, parti këto që bashkë me ASH përbëjnë anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Ndërkohë, emërimi sekretar gjeneral në ASH i Krenar Logës, duket që i paraprinë marrjes së detyrës së re shtetërore. Sipas koluareve partiake, ASH me hyrjen në qeveri do të merr edhe digasterin e drejtësisë, që me gjasë do të drejtohet nga Loga i degës së Strugës.