Krerët e BE-së, Macron propozon Ministren aktuale Gjermane të Mbrojtjes

Presidenti Francez, Emmanuel Macron, propozoi dje në mbrëmje tek Angela Merkel emrin e Ursula Von Der Leyen, aktualisht në postin e Ministres Gjermane të Mbrojtjes, për Presidente të Komisionit Europian, sipas një burimi europian. “Presidenti Francez, i propozoi gjithashtu Kancelares Gjermane francezen, Christine Lagarde, aktualisht drejtoreshë e FMN-së, si Presidente të BQE-së, dhe Merkel nuk është kundër!”, – shton i njëjti burim. Të 28 krerët e BE-së janë mbledhur në Bruksel për të zgjedhur krerët e rinj të Unionit, mes të cilëve edhe Kreun e Komisionit Europian.

Marketing