Kreu fakultetin me notën 10.00, Bujar Osmani e punëson në SÇE

Erblin Braimi,  ka kryer studimet në Fakultetin Filozofik, Institutin për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe – Studimet për Paqe, në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup me notë 10.00. Pas përfundimit me këtë sukses, Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani e ka punësuar menjëherë duke ju hapur rrugë të diplomuarëve që tregojnë suksese të larta në fusha të ndryshme,

Marketing

“Të shtunën, gjatë takimeve të hapura me qytetarët e Komunës së Çairit, një djalë modest, me kujdes dhe durim priste për takim. Kështu e njoha Erblin Braimin, i cili me mesatare 10.00 i ka kryer studimet në Fakultetin Filozofik, Institutin për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe – Studimet për Paqe, në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup, çka paraqet sukses real dhe dëshmi për përkushtimin dhe zellin e tij, si dhe talentin intelektual që posedon.

Nga sot Erblini është pjesë e ekipit të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe shpresoj se në këto momente kyçe do të jep kontribut të rëndësishëm në suksesin e procesit të integrimit tonë” ka shkruar Osmani 

Ndryshe BDI ka nisur karvanin e saj me moton “Zyri yt” ku qytetarët bashkëbisedojnë për hallet e tyre me ministra dhe deputet të BDI-së.

Marketing