Kreu i BDI i implikuar në skandal ndërkombëtar?

Sot do të shpalosim informata për veprimtarinë që zhvillohet në këtë hapësirë afariste, që ndodhet në Qendrën tregëtare Mavrovasja.

Marketing

Ky objekt nga viti 2014 deri 2021 ka qenë në pronësi të BDI, e cila ja jep me qira një kompanie e cila merret me organizimin e lojërave të fatit për vetëm 500 euro në muaj, derisa vlera e vërtetë është 10 herë më e madhe.

Objekti i njejtë afarist në vitin 2021 është blerë nga kompania e njejtë për një shumë qesharake prej 190 euro për m2. Do të thotë, firma Banana Kick DOO Tetovë, e vëllezërve Emir dhe Ilir Shefiti, nga qiramarrës bëhen pronar të këtij objekti afarist. Këto informata i shpalosi Fokusi, a deri te ne kanë ardhur edhe shumë detaje tjera të cilat do t’i shpalosim.

Ajo që është me rëndësi të madhe që opinioni duhet ta kuptoj është se Emiri dhe Ilir Shefiti nuk janë njerëz të rastësishëm që rastësisht e kanë marrur me qira, e më vonë edhe e kanë blerë këtë hapësirë me një shumë qesharake. Këta vëllezër janë kusheri të parë të Elmedin Ademit, pronarit të kompanisë së famshme Eurovia e cila i merr të gjitha tenderet e rëndësishme dhe është donator kryesor i BDI-së.

Pasi që jemi të sigurtë se bëhet fjalë edhe për një skandal madhor nën drejtimin e oktapodit Sicilian të udhëheqësisë së BDI-së, sot do të parashtrojmë disa pyetje:

– A është e vërtetë që me leje të kreut të BDI-së në këtë hapësirë në mënyrë të paligjshme organizohen lojëra të fatit përmes internetit, e ashtuquajtur si onlajn bixhoz?

– A është e vërtetë që bixhozi I jashtëligjshëm organizohet për qytetar të Turqisë dhe Shqipërisë që të luajnë në këto platforma, pasi që lojërat e fatit janë të ndaluara në shtetet e tyre?

– Nëse kjo është e vërtetë, a është BDI drejtpërdrejtë e përfshirë në këtë biznis jolegal?

Tashmë është e dukshme që kryesia e BDI-së deri në fyt është e përfshirë në biznezin e bixhozit. Si duket i kanë tejkaluar edhe kufinjtë e Maqedonisë së Veriut ku tashmë shëndrohen në qendër rajonale për këtë biznes jolegal.

Për këtë patjetër duhet të ketë përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse fytyra turpëruese e BDI-së është Artan Grubi, atëherë ai menjëherë duhet të largohet nga Qeveria.

Artan Grubi publikisht e keqpërdor fuqinë e tij politike dhe merr guximin të ju kërcënohet gjykatësve, pasi që është i bindur që organet e drejtësisë nuk mund të ndërmarrin asgjë kundër tij.

Por, ne jemi të bindur që dënimi për Grubin dhe BDI-në në zgjedhjet e ardhshme do të vjen nga qytetarët. Pas gjithë kësaj, nuk ka ikje nga drejtësia!

Lidhja Europiane për Ndryshim

Shkup, 25.11.2023