Kreu i Haraçinës godet BDI-në dhe qytetin e Shkupit, kërkon ndihmë nga qeveria e re

Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi në takimin me zv.kryeministrin e parë të qeverisë, Izet Mexhiti ka shprehur revoltën e tij për përbërjen e vjetër qeveritare meqë sipas tij komuna e Haraçinës nuk ka kushte elementare duke u ballafaquar me ujëra të zeza.

Marketing

Ai kërkoi nga përbërja e re qeveritare që të ndahen mjete për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Problemet e kanalizimit dhe ujësjellësit nuk ngelen vetëm në Haraçinë, ato barten në komuna tjera, siç e përmenda zona industriale më e fuqishme në vendin tonë të përfundojnë ujërat e zeza në komunat e Gazi Babës dhe Haraçinës kjo nuk do të lejohet. Bëj thirrje urgjente që qeveria të ndaj mjete se këto janë gjëra elementare. Nuk po flasim për e as nuk po kërkojmë parqe e rringishpill, po gjërat elementare, dhe derisa mungojnë këto mendoj se është e pahijshme që të flasim për gjëra tjera”, ka thënë kreu i komunës, Ridvan Ibrahimi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme zv.kryeministri i qeverisë, Izet Mexhiti ka vizituar komunën e Haraçinës për të vëzhguar nga afër problematikat e kësaj komune lidhur me procesin e kanalit atmosferik.

Marketing