Kreu i Kërçovës Dehari, shpërndau bursat studentore

Komuna e Kërçovës, si çdo vit, edhe sivjet shpërndau bursa për studentët. Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kishin të gjithë studentët që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore apo private të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në universitetet brenda dhe jashtë vendit.
Bursat u ndanë për dy kategori studentësh. Për studentë me sukses të lartë të studimeve, gjithësej 20 dhe për studentë nga familje me gjendje të rënduar ekonomike, poashtu 20 bursa. Vlera e bursës për këtë vitin akademik, do të jetë 24.000 denarë, ku do t’u paguhen nga 3000 den. për gjatë 8 muajve.
Me këtë veprim modest, dëshmojmë se jemi në mbështetje të studentëve dhe në përkrahje të atyre që sjellin suksese gjatë studimeve.
Marketing