Kreu i Kishës Ortodokse ruse: Presidenti Putin e ka mandatin nga Zoti

Kreu i Kishës Ortodokse ruse, me rastin e ditëlindjes së Vladimir Putinit, ftoi të gjithë besimtarët që të luten për të dhe nënvizoi se Presidenti i Rusisë “është i mandatuar nga Zoti”.

Marketing

“Zoti të ka vendosur në pushtet që ti të ofrosh një shërbim të një rëndësie të veçantë për fatet e vendit dhe të popullit që të beson”, tha patriarku Kirill.

Kreu i Kishës Ortodokse ruse e vlerësoi Putinin për faktin se “ka ndryshuar imazhin e Rusisë, ka forcuar sovranitetin e saj, aftësinë për t’u mbrojtur, si dhe po mbron interesat kombëtare”.

Patriarku Kirill, i cili është në krye të Kishës Ortodokse që nga viti 2009, ka qenë një mbështetës i madh i luftës në Ukrainë.