Mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në vendet e largëta dhe për një periudhë të gjatë nuk janë kthyer në vend, nuk kanë të drejtë të votojnë.
“Bëhet fjalë për qytetarë që moti janë shpërngul nga shteti, jetojnë në vendet përtej Oqeanit, Amerikë, Australi etj, dhe nuk janë kthyer për një kohë të gjatë, u ka kaluar afati i dokumenteve nga Maqedonia e Veriut dhe praktikisht ata e humbin adresën e banimit. Nuk kanë të drejtë të votojnë”, tha kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski.