Kreu i OBSH sërish nën akuzë nga ushtria etiopiane

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus kohët e fundit ka qenë në qendër të kritikave dhe akuzave për shkak të menaxhimit të situatës së krijura nga pandemia COVID-19 në të gjithë botën.

Marketing

Ndërkohë, ndaj kreut të OBSH është shtuar dhe një tjetër akuzë nga Etiopia. Mësohet se ushtria e Etiopisë ka akuzuar Ghebreyesus se po mbështet forcat disidente në rajonin e përfshira nga lufta të Tigray.

Kreu i ushtrisë Berhanu Jula deklaron se Ghebreyesus është duke siguruar mbështetje politike dhe ushtarake për Frontin e Popullit për Lirimin e Tigray i cili është përfshirë në luftime ditët e fundit me qeverinë etiopiane.

“Ai po punon me vendet fqinje që të dënojnë luftën. Ai ka punuar që ata të marrin armë”, u shpreh gjenerali në një deklaratë për shtyp duke shtuar se Tedros nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të ndihmuar TPLF.

Tedros ka shërbyer si ish-ministër i Shëndetësisë dhe është figura më e lartë tigrayane jashtë vendit. Ai ka qenë pjesë e qeverisë së Tigrayan deri sa drejtimi i saj mori fund pas 30 vitesh kur pushtetin e mori kryeministri Abiy Ahmed.

Marketing