Në një kohë kur rastet e reja me koronavirus janë në rritje, dhe humbjet e jetëve kanë tejkaluar shifrën një milion, kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është shprehur se “fundi i pandemisë së koronavirusit nuk po duket”.
“Është një shifër e tmerrshme. Çdonjëri prej tyre ka qenë një prind, një bashkëshort, vëlla ose motër, mik ose koleg. Dhimbje e madhe, rreziku i infektimit ka mbajtur larg shtratit të sëmundjes familjarët. Edhe procesi i vajtimit të një jete apo i gëzimit të një jete të re ka qenë shpesh i pamundur”.
Guterres shtoi se pandemia mund të kapërcehet me lidership të përgjegjshëm, bashkëpunim dhe shkencë, si dhe me distancim social dhe mbajtjen e maskës. Gjithashtu, ai tha se vaksina duhet të jetë e përballueshme për të gjithë.