Kreu i partisë Syriza propozon: Gjuha Shqipe të përfshihet në shkollat e Greqisë

Kryetari i partisë Syriza në Greqi, Stefanos Kasselakis, zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në vendin fqinj.

Marketing

Gjatë fjalës së mbajtur në takim kreu i Syriza vlerësoi se gjuha shqipe mund të jetë gjuhë e huaj e zgjedhur në shkollat greke ndërsa greqishtja të jetë lëndë me zgjedhje në shkollat shqipe.

“Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera në vendin tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur”, theksoi kreu i SYRIZA.

Ai vuri në dukje se problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti shqiptar në Greqi janë të mëdha, për pasojë pasiguria e tyre është shtuar vitet e fundit.

“Nuk mund të flasim për rinovimin e vendbanimit për tre vjet, kur duhen dy vjet e gjysmë për të pranuar aplikimin. Me fjalë të tjera, ne në thelb po i vendosim këta njerëz, me të cilët jetojmë në të njëjtin shtet, në një krizë pengjesh”, ka thënë Kaselakis.

Në të njëjtën kohë, siç shpjegoi ai, marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të shikohen në mënyra të ndryshme, kreative. Në këtë kontekst ai përmendi si shembull temën e zgjedhjes së gjuhës së dytë të huaj.

“Këtu në Greqi nuk e kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria do të duhej të kishte greqishten si gjuhë me zgjedhje në të gjithë territorin e Shqipërisë”, tha ai.