Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski fiton gjyqin me LSDM-në për shpifje

Gjykata Civile e Shkupit mori vendim në favor të kryetari të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që kishte të bëjë me padinë që e parashtroi kundër LSDM-së për shpifje.

Marketing

Padia kishte të bëjë me shpifjen ndaj Mickoskit kur në rrjetin social në “Facebook”, LSDM ka ofenduar duke e cilësuar atë “anti-perëndimori Hristijan Mickoski është dora e zgjatur e Nikolla Gruevskit”, ndërsa për këtë vendim gjyqësor, LSDM do të duhet të paguajë 1 euro dëm, aq sa kërkuar Mickoski, por jo edhe shpenzimet për procedurën.

“Edhe pse kemi gjyqësi të kapur, me besim të vogël, e vërteta nuk mund të ndryshohet”, u shpreh Mickoski.