Kreu i VMRO, Mickoski në takim me Varhejin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takimin e sotëm me komisarin për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Iliver Varheji ka shfaqur shqetësim për dobësitë de keqpërdorimet e mekanizmave dje institucioneve nga ana e pushtetit, si dhe për dobësitë dhe përballje të pamjaftueshme me korrupsionin i cili është përhapur në të gjitha fushat.

Marketing

Lideri i partisë opozitare, siç theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, ka shfaqur shqetësim edhe për keqpërdorimin e miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar me flamurin evropian si dhe progresin e dobët në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e ndotjes.

Mickoski ka theksuar se pushteti nuk di të përballet me Kovid-19 dhe për shkak të paaftësisë së tyre numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në nivel shumë të lartë. Lidhur me pandeminë, sipas tij, nuk po ndërmerret asgjë si edhe në planin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.

Në takim, Mickoski dhe Varheji kanë shkëmbyer mendime edhe për ngjarjet aktuale dhe gjendjen në rajon.

Në akim Mickoski ka theksuar se VMRO-DPMNE si parti politike ka politika të qarta dhe konkrete të cilat do a nxjerrin Republikën e Maqedonisë në rrugë të drejtë, si dhe kanë ndikim në anëtarësim në Bashkimin Evropian.