Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, Njesiti për krime ekonomike dhe kibernetike, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për evidentimin e veprës penale “Punë dhe kryerje të shërbimeve me kartelë bankare të rrejshme”, sipas nenit 274-b, nga kodi penal.
Personi me inicialet M.A nga Shkupi ka denoncuar në polici se gjatë muajit Prill të vitit 2022 pa dijeninë dhe pajtueshmërinë e tij, dy herë është shfrytëzuar kartela e tij bankare duke minusuar gjithsej shumën prej 18.200 denarëve.
Menjëherë janë marrë masat për evidentimin e rastit dhe njesiti për krime ekonomike dhe kibernetike ka konstatuar se personi që ka kryer veprimin anti ligjor është personi me inicialet D.A.
Njësiti për krime ekonomike dhe kibernetike i ka dorëzuar lëndën Prokurorisë Publike në Shkup për parashtresa përkatëse.