Kreu sulmin terrorist në Austri, flet gjyshi i Kujtimit: Nipi mori veten në qafë (VIDEO)

Kreu sulmin terrorist në Austri, flet gjyshi i Kujtimit: Nipi mori veten në qafë (VIDEO)
Kreu sulmin terrorist në Austri, flet gjyshi i Kujtimit: Nipi mori veten në qafë (VIDEO)
Publikuar 19:10 3 Nëntor, 2020
Kujtim Fejzullahu me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është njëri prej autorëve të sulmit terrorist në Vienë të Austrisë mbrëmjen e së hënës.

Marketing

Klan Macedonia ka shkuar në banesën e familjes Fejzullahu, ku ka jetuar Kujtimi. Aty takuan gjyshin e Kujtimit, i cili hezitoi të tregonte për lidhje familjare, por pas insistimit të gazetarit të Klan Macedonia, filloi të fliste.

–Që nuk ka pas kontakt me familjen gjashtë muaj!?
Po, po
–Nejse ai ka qenë me banesë vet atje, veç o kan.
Vet ka jetuar.
–Nuk i kanë telefonat, ua kanë marrë, policia ua ka marrë.
– Ai është i lindur atje, Kujtimi, në Austri. A ka ardhur ai në Çellopek hiq?
Po, si jo! Çdo vjet me familjen.
–Kujtimi normal vinte në banës te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten.
–E tash çka ka bërë atje në banesën e vet nuk e din askush!
Para dy vjetëve është mbajtur 3 muaj? Po, para dy vjetëve është mbajtun, jo 3 muaj, më shumë ka bëm 18 muaj edhe 4 muaj në Turqi.
Se ata kur e kapin në Turqi, i ban atje 4 muaj, mandej e transferojnë në Austri e më pas.

Përveç Kujtim Fejzullahut, edhe një person nga Maqedonia është vrarë, por ai ka qenë viktimë e sulmit terrorist.
Gjyshi i Kujtimit me kureshtje pyet për nipin, por në fund na tha kështu…

Gjyshi i Kujtimit: Domethënë Kujtimi është i vrarë ashtu?
Gazetari: Informatat e para janë ashtu… I vrarë është a!
Gjyshi i Kujtimit: Çfarë të bëjmë, vetën e ka marrë në qafë.

Nga sulmet me armë në Vienë të Austrisë mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 17 të tjerë.

/Klan Macedonia

Marketing