Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi sot mbledhjen konstituive të përbërjes së re të Senatit universitar, ku anëtarët e deleguar nga tetë njësitë akademike votuan njëzëri për zgjedhjen e Prof.Inor.dr. Olivera Petrovska në pozitën e kryetares së Senatit.
Senati, si organi më i lartë akademik në UNT ka një rol kyç në zhvillimin strategjik të politikave akademike dhe shkencore. Mbështetjen për kryetare të Senatit për Prof.Inor.dr. Olivera Petrovska e dhanë anëtarët e sapozgjedhur të Senatit, përfaqësues të njësive akademike: Prof.Inor.dr. Elisabeta Bajrami Ollogu nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Prof.Inor.dr. Stojan Kitanov nga Fakulteti i Shkencave të Informatikës, Prof.Inor.dr. Olivera Petrovska nga Fakulteti i Shkencave Teknike, Doc. mr. Vebi Fazliu nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prof.Inor. mr. Nevenka Todorovska Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Prof.Inor.dr. Rilind Ademi nga Fakulteti Ekonomik, Prof. Inor.dr. Argëtim Saliu Fakulteti Juridik, Prof.dr. Izer Maksuti nga Fakulteti i Shkencave Humane, përfaqësues i Kuvendit Studentor Universitar, Rejhan Alimi.
Rektori i UNT-së, Prof.dr. Bekim Fetaji, përshëndeti krijimin e organeve të reja të Senatit, si dhe uroi për zgjedhjen e kryetares së re për një mandat të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë institucional në të mirë të zhvillimit akademik dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës.