Krijohet gjatë natës gropa e frikshme 8 metra e thellë

Një humnerë e madhe është hapur gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën e via del Cassano në Secondigliano, një periferi të Napolit. Mediat italiane raportojnë se gropa mund të jetë krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë gjithë natës.

Marketing

Ndërhyrja e Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme në vendngjarje. Në orët e para të mëngjesit, humnera u zgjerua më tej derisa arriti një diametër prej dhjetë metrash dhe rreth tetë metra thellësi.

Teknikët janë në punë duke kontrolluar dy tubacionet e kanalizimeve dhe nënshërbimet e pranishme në zonën e shembjes dhe është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë dhe gaz.

Ndërkohë po normalizohet gradualisht situata në jug të provincës Frosinone, ku moti i keq i ditës së djeshme ka vazhduar për pjesën më të madhe të natës duke e rënduar situatën.