Krijohet kundërhelmi universal nga njeriu që u kafshua 200 herë nga gjarpërinjtë

Një burrë amerikan, Tim Friede, i cili ka kaluar gati dy dekada duke i injektuar vetes helme gjarpri, ka ndihmuar në zhvillimin e një kundërhelmi revolucionar që mund të shpëtojë mijëra jetë.

Sipas mediave të huaja, mësohet se shkencëtarët kanë zbuluar se antitrupat në gjakun e tij ofrojnë mbrojtje kundër dozave fatale të helmeve nga shumë specie gjarpërinjsh.

Misioni 18-vjeçar i zotit Friede mund të jetë një hap i rëndësishëm në gjetjen e një antihelmi universal kundër të gjitha kafshimeve të gjarpërinjve – të cilat vrasin deri në 140,000 njerëz në vit.

Në total, Friede ka duruar më shumë se 200 kafshime dhe më shumë se 700 injeksione helmi që ai përgatiti nga disa prej gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë, duke përfshirë lloje të shumta mambas, kobra, taipans dhe kraits.

Ish-mekaniku tha se ai ishte “ngatërruar plotësisht” disa herë në eksperiementet kur dy kafshime kobra me radhë e lanë atë në koma.

“Nuk doja të vdisja. Nuk doja të humbisja asnjë gisht. Nuk doja të humbisja punën”, tha ai për BBC.

Antihelmi aktualisht prodhohet duke injektuar doza të vogla të helmit të gjarpërinjve te kafshët, si kuajt. Sistemi i tyre imunitar lufton helmin duke prodhuar antitrupa dhe këto mblidhen për t’u përdorur si terapi.

Por helmi dhe antihelmi duhet të përputhen ngushtë, sepse toksinat në një pickim helmues ndryshojnë nga një specie në tjetrën.

Ekziston edhe një shumëllojshmëri e gjerë brenda të njëjtës specie – antihelmi i bërë nga gjarpërinjtë në Indi është më pak efektiv kundër të njëjtës specie në Sri Lanka.

Marketing