Vitalik Buterin, programuesi 27 vjeçar Ruso-Kanadez, krijoi ethereum në 2013-ën kur ishte vetëm 19 vjeç. Kriptomonedha u lançua në 2015-ën dhe tani Buterin mban 333,500 ether në portofolin e tij publik.
Shumëzoje me rekordin e 3,500 dollarëve që kriptomonedha arriti ditën e djeshme do të dalë një vlerë prej 1.1 miliardë dollarë.
Buterin bashkëthemeloi Bitcoin Magazine, një publikim që mbulon bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera në 2012. Në 2014-ën ai u përzgjodh për tu bërë pjesë e Thiel Fellowship, një program dy vjeçar krijuar nga miliarderi Peter Thiel i cili u jep të rinjve 100 mijë dollarë për të ndërtuar gjëra të reja.
Ai nuk është aq aktivë në median sociale, e çuditshme për të djalosh me 1.4 milionë ndjekës. Çmimet e ether janë katërfishuar në 2021 duke u rritur me 375%. Vlera totale e të gjithë ether në qarkullim është 403 miliardë dollarë sipas CoinMarketCap. /PCWorld Albanian