Krim i rëndë në familje, burri vret me sëpatë bashkëshorten, djali e shtyn nga shkallët dhe vdes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Konispol, ku një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vdekur dhe vetë.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalë, kur shtetasi Husen Islami 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar disa herë ndaj bashkëshortes së tij Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, 69 vjeçari Islami dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi Husen Islami ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, Klement Islami.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.