Krim i rëndë në Shqipëri, burri vret me kallashnikov gruan

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës.

Marketing

Korrespodenti i Top Channel bën me dije se pas një konflikti, bashkëshorti ka vrarë me kallashnikov bashkëshorten 40 vjeçare.

Viktima mësohet se rreth 40 vjeçe, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e krimit të rëndë në familje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nenshat, ndërsa Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen e rëndë.

Marketing